Gjiknuri: Rruga e Lumit të Vlorës, një vepër e jashtëzakonshme infrastrukturore

Kandidati i PS për deputet në Qarkun e Vlorës, ish-ministri Damian Gjiknuri ka vizituar sot një nga projektet e reja të infrastrukturës, Rrugën e Lumit të Vlorë.
Në një mesazh në Facebook, Gjiknuri shprehet se: “në lotin e tretë të Rrugës së Lumit të Vlorës, segment që nis nga Ura e Laskos dhe përfundon në Qeparo. Një vepër e jashtëzakonshme infrastrukturore që jo vetëm lidh fshatrat e lumit me Vlorën, krijon një rrugë alternative aksesi me bregdetin e jugut por edhe do ti japë zhvillim të madh ekonomik zonës”.


SHKARKO APP