Gjiknuri takon banorët e Novoselës, u tregon projektet: Jeni me fat

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidati për deputet Ervis Moçka u takuan me banorët e njësisë administrative të Novoselës.

Gjiknuri kërkoi nga banorët e një prej zonave më prodhuese bujqësore që të mbështesin Partinë Socialiste për të vazhduar projektet e investimeve.

Shumë shpejt fillon ujësjellësi, 8 milion euro në të cilin do të lidhen të gjitha fshatrat e Novoselës dhe përfundimisht zona nuk do të këtë më problem me ujin. Siguruam dhe fondet për mbrojtjen e argjinaturës së Vjosës, edhe ky projekt do të ecë dhe do të përfundojë shumë shpejt. Projekti tjetër madhor që kemi rënë dakord dhe po ua premtoj se do ta realizojmë është dhe gjithë ujitja për zonën. Që të sjellim si duhet edhe pjesën e bonifikimit edhe pjesën e ujitjes që kjo zonë të mos ketë më problem në këtë drejtim. Me gjithë këtë infrastrukturë të bërë mirë, për pjesën tjetër ju jeni të zotët e punës.

Ju jeni me fat, sepse përveç zhvillimit bujqësor ka dhe shumë investime në prodhim, pasi ka shumë veprimtari prodhuese afër autotradës që janë shndërruar në motor zhvillimi për Vlorën”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal edhe tek ndikimi që do të ketë aeroporti i Vlorës në zhvillimin e njësisë së Novoselës.

“Ju do të keni edhe aeroportin dhe do ta ngrerë shumë vlerën e kësaj zone, jo vetëm vlerën e pronave këtu por i gjithë interesi për këtë zonë do të jetë shumë i lartë. Këtu në Novoselë njërëzit do ta shikojnë shumë shpejt zhvillimin.” -tha Gjiknuri.

Gjiknuri e Moçka kërkuan nga banorët e zonës jo vetëm votëbesim për mandatin e tretë, por angazhimin e tyre që reformat e nisur të mos ndalen, duke garantuar se Partia Socialiste është e vetmja alternativë qeverisëse për progresin e Shqipërisë.

SHKARKO APP