Gjiknuri takon Soreca-n: Përmbyllja me sukses e Reformës Zgjedhore, sinjal pozitiv për BE-në

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministri Gjiknuri thekson se e ka informuar ambasadorin Soreca për ecurinë e procesit të Reformës Zgjedhore.

“Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore. Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces. Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë ????”, shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?