Gjiknuri takon zyrtarin amerikan: Nxiti dialogun dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore

Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në fokus të diskutimit ka qenë puna për reformën zgjedhore.  Sipas Gjiknurit, zyrtari amerikan nxiti vazhdimin e dialogut.

“E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore”, shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët zyrtari amerikan u takua edhe me nen kryetarin e LSI, Petrit Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?