Gjiknuri: Vendimi i fundit s’ka lidhje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me një vendim të marrë së fundi për Becchettin.
“Për spekulantët e rëndomtë e përsëritës që mbushin portalet me shpifje. Ja ku është postimi i kryer prej meje në përfundim të procesit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe
Shoqërisë Hydro S.R.L. për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit. Vendimi i ndërmjetëm e më pas vendimi final i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe nga media në atë kohë, i dha fitoren Shqipërisë dhe dëmshpërblimin me rreth 7 milionë Euro.
Vendimi që qarkullon së fundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt. Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!”, ka shkruar Gjiknuri



KOHA JONË SONDAZH

