Gjiknuri vlerëson procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj: Risi për ta kthyer PS në platformën më të madhe të ideve

Këtë të premte, Partia Socialiste shpalli emrat e përzgjedhur për të drejtuar këtë forcë politike në 61 bashkitë e vendit. Gjatë prezantimit të emrave, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se metodologjia e re që ka përdorur PS-ja bën që kandidatët të marrin pëlqimin e anëtarësisë dhe të Asamblesë së partisë.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Gjiknuri nënvizoi edhe se nga ky proces PS-ja do të dalë më e fortë dhe më e organizuar.

“Kandidaturat zgjidhen duke reflektuar një raport, kësaj here është një proces që shkon përtej asaj, sepse kandidatët nuk filtrohen nga asnjë lloj strukture. Ata vetëshpallen aplikojnë, ballafaqohen, është marrë opinion i anëtarësisë, grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihej dhe opinion i Asamblesë. Ky proces, Partia Socialiste do të dalë më e fortë dhe besoj se kemi zgjedhur kandidatët më të mirë. Çdo parti ka formën e saj të organizimit dhe çdo ndryshim ne e bëjmë është në funksion të forcimit të organizatës dhe në funksion të objektivave elektoralë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?