Gjikondi: Basha po mendon të rikthehet me dinakëri në krye të PD

Kush do të votohet për kryetar i PD-së së vulës më 29 korrik? Analistja Brizida Gjikondi, foli për situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet gjatë mbledhjes së Kryesisë. Ajo tha se Basha po tenton të rikthehet në krye të PD-së përmes dinakërisë, duke dëshmuar edhe njëherë se ai është futur në politikë në mënyrë jo të ndershme.

“Nuk është Basha ai i formatit të dhunës dhe të idealizimit dhe pasionit, më shumë e shoh si një rikthim me dinakëri, pasi gjatë zgjedhjeve lokale u zhduk komplet nga situata politike zgjedhore politike në shqiptari.

Edhe dje në mbledhje që ka zgjatur deri në mëngjes, nuk ka qenë prezent fizikisht dhe më shumë janë taktikat e tij që vërtetojnë, se ai ka hyrë në mënyrë jo të ndershme në politikën shqiptare.

Ka hyrë me imponim dhe me menaxhimin e Berishës dhe kujtoi se prapë dhe në këtë formash mendon të ri hyjë edhe pse mendoj se ai është konsumuar si figurë politike. Ajo e mbrëmshmja ka qenë shfaqja e shëmtuar për PD”, theksoi Gjikondi.

SHKARKO APP