Gjinekologia: S’ka shtatzëna të prekura por të kenë kujdes pasi…
Në këtë kohë të pandemisë, frika e nënave shtatzëna është edhe më e madhe, ose edhe për ato çifte që mendojnë për të sjellë në jetë një fëmijë. Lidhur me këtë situatë, mjekja gjinekologe Alma Peri thotë se fatmirësisht deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me koronavirus.
“Puna në spitalin tonë vijon konform të gjitha rregullave nga stafi mjekësor dhe sanitar. Janë ndaluar operacionet e planifikuar, por shërbimi i obsetrikës, patologjisë dhe urgjencat vijojnë. Është ndaluar hyrja e shoqëruesve, është bërë një higjienizim dhe stafi mjekësor është pajisur me të gjithë maska dhe mjetet. Në fillim të epidemisë menduam se gratë shtatzëna nuk preken prekura, por gjërat ndryshuan me zhvillimin maksimal të kësaj pandemie. Të dhënat ndryshuan dhe u raportuan se edhe gratë shtatzëna duhet të jenë po aq të ndërgjegjshme dhe koshinete për rregullat”,-thotë për ”Report Tv”.
Çfarë ndodh kur një grua shtatzënë paraqitet me temperaturë në spital. “Në momentin e pranimit në spital mund të vijnë gratë me temperaturë të lartë, që mund të ngatërrohet me diagnozën me koronavirus. Gruaja futet në sistem për të parë nëse ka qenë apo në vendet që janë prekur. Nëse ekzaminimet kanë korrelacion atëherë gruaja hospitalizohet në një dhomë të veçantë dhe fillon trajtimi. Nëse paraqitet me temperaturë të parë i këshillohet të mbajë kontakt me 127. Deri tani nuk kemi të dhëna që të jetë prekur gra shtatzëna në Shqipëri”.