Gjinishi: Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e luftës me Iranin

Konflikti mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po zgjerohet me shpejtësi, ndërsa disa vende evropiane po përfshihen gjithnjë e më shumë në aspektin ushtarak dhe logjistik. Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sulmin e nisur më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, e cilësoi situatën si një luftë të paramenduar.

”Ajo që po përpiqet të krijojë propaganda, se Izraeli në këtë kontekst është viktimë, nuk qëndron. Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e këtij konflikti. Irani është sulmuar dy herë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë i pari si shtet.

Lufta 12-ditore tregoi se Izraeli nuk mund ta përballojë i vetëm një luftë me Iranin. Për këtë arsye ndërhyrja e SHBA-së është vendimtare. Nga këndvështrimi iranian, fakti që kjo ndodhi në një moment kur po zhvilloheshin negociata diplomatike shihet si një thyerje e besimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se, përtej negociatave, kjo ishte një luftë e paramenduar që do të ndodhte patjetër, pasi Izraeli nuk ndihet i sigurt përballë Iranit dhe aleatëve të tij në rajon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?