Gjinushi marrëdhënien Rama-Meta e krahason me atë Majko-Nano, viti 1999

 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, thotë se marrëdhënia aktuale e krijuar mes kryeministri Edi Rama dhe krye-parlamentarit, Ilir Meta, është njësoj si ajo që kishte pasur Pandeli Majko me Fatos Nanon në vitin 1999, që përfundoi me dorëheqjen e Majkos dhe me ardhjen në krye të qeverisë nga Fatos Nano.

Por duhet theksuar se ndryshimi është se në 99’ Majko e Nano ishin pjesë të një partie dhe se bëhej fjalë për rolin e kryeministrit, pasi Nano qe tërhequr për ca kohë.   

Deklaratën e tij, Gjinushi e ka bërë gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Fakt”, të gazetarit Çim Peka.

“Atëherë unë i kam dhënë sigurinë, edhe të majtës Evropiane dhe partisë sime, se këtu do të ketë një kompromis patjetër sepse të dy palët e dinë se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe deri në zgjedhjet e 2001-it i ke bashkë, pas 2001 varet nga rezultati. Ky koalicion ose bashkëpunim PS-LSI deri në 2017-n do të vazhdojë kështu, duket qartë se kanë filluar llogaritë për 2017. Kurse këto pastaj se çfarë i kanë premtuar njëri-tjetrin, unë nuk hy shumë në këto teori”, thotë Gjinushi.

SHKARKO APP