Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave, flet Artan Fuga: Puç institucional
Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja e parë me kryetarin e ri Skënder Gjinushi me dyer të mbyllura në Akademin e Shkencave.
Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar këtë vendim. Ndërkohë pedagogu dhe akademiku Artan Fuga është shprehur se ky vendim është akt jo ligjor.
Fuga, shprehur se kjo që po ndodh është një puç institucional.
“Vendimi për Gjinushi, është akt joligjor. Është uzurpim publik i Akademisë. Kjo zgjedhje dhe refuzimi nga presidenti Meta u bë me një ligj që s’është më në fuqi dhe nëse sot gjykohet një vendim që është marrë me një ligj të vjetër kjo i jep ligjit një veprim prapaveprues, i cili është në kundërshtim me tërë kulturën juridike sot në Shqipëri. Unë mendoj se duheshin ribërë zgjedhje të reja dhe të fillonte procedura nga e para. Me rrëzimin që bëri presidenti Meta procesi u mbyll dhe nuk mund të vazhdojë në një kontekst tjetër ligjor”, .”
Ndërsa, Gjinushi u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta të akademikut Artan Fuga, i cili deklaroi sot se mbledhja me dyer të mbyllura është një uzurpim i akademisë. Gjinushi nuk kurseu as ironisë, duke theksuar se për zgjedhjen e tij nuk votuan njerëzit mediokër.
Gjinushi u ndal edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi këtë të fundit si kryetar të ASH.
“Shumë mirë ndihem që tregon qartë se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Edhe presidenti u bë palë me këto segmente. Kuvendi i dha ligjërisht të drejtë ASH. 43 vota akademikësh vlejnë më shumë se firma e një presidenti. Ilir Meta e di shumë mirë arsyen, se shkakun që gjeti nuk qendron”, tha ai, ndërsa më tej komentoi edhe akuzën tjetër të Artan Fugës se do e çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, pasi e cilësoi shkelje të rëndë.
“Avokat, Meta ka marrë Fugën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është fatkeqësi që bie viktima e faktorëve të caktuar. Akademia del mbi konfliktin e ditës, ne nuk kemi gjë me presidentin, respektojmë ligjin. Jam anëtar i akademisë që prej 1989. Pa lindur ju, unë isha pjesë e akademisë”, përfundoi Gjinushi.