Gjinushi: S’ka abuzim financiar, Mira Murati është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi hedh poshtë akuzat për abuzime financiare në këtë institucion, duke i cilësuar ato si shashka të hedhura më kot. Gjinushi tha se në Akademinë e Shkencave nuk është keqpërdorur asnjë qindarkë dhe theksoi se të gjitha akuzat janë të pabazuara dhe jo konkrete.

”Akademia e Shkencave kërkon përmirësim të ligjit. Ne po zgjerojmë të drejtat, nuk po tkurrim të drejtat. Asnjëherë nuk ka qenë e ndaluar të rikandidosh në Akademi. Ligji nuk të zgjedh, të jep mundësinë të kandidosh ose të rikandidosh. Ligjin e ri e bëmë ne. Ligjin ia lëmë ta bënte parlamenti. Kuvendi ka vendosur më 2019 që të ketë tre mandate.

Akademia e Shkencave nuk është organ kushtetues e ndaj Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë dot vendim për Akademinë. Asnjëherë s’ka qenë e ndaluar të rikandidosh për kryetar të Akademisë së Shkencave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mira Murati është anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave. Bashkëpunojmë shpesh me Akademinë e Shkencave të Kosovës. Fjalori ka marrë formë, po i bëhet një redaktim shkencor dhe do jepet një mendim për të në publik. Është në procesin e mbylljes. Po ndërmarrim reforma për t’i shërbyer sistemit akademik. Nuk është abuzuar me paratë publike në ASH askund. Hidhen shashka më kot, se bëhen akuza në ajër dhe jo konkrete”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?