Gjirokastër, 68-vjeçari përfundon te Trauma pas sherrit me grushte
Një 68-vjeçar nga Gjirokastra ka përfunduar në spitalin e Traumës pas një konflikti me një tjetër person.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër, ku shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
Ai u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme.