Gjirokastër, 99 përqind e basteve ulin qepenat pak orë para afatit

Në qarkun e Gjirokastrës 99% e pikave të basteve sportive kanë mbyllur qepenat vetëm pak orë para se të përfundojë afati.
Megjithatë nëpër qytet nga vëzhgimi i ABC News, disa dyqane janë ende hapur, dhe mesa duket ata do të mbyllen nesër kur dhe ato shpallen të paligjshme.

Sipas burimeve zyrtare përllogaritet në 300 pikat e basteve sportive që kanë pasur aktivitet në territorin e qarkut të Gjirokastrës. 200 prej tyre janë vetëm në Gjirokastër, kurse pjesa tjetër në Tepelenë e Përmet.

Të dielën Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi se në kohën e ndërrimit të viteve, nis dhe zbatimi i ligjit për bastet dhe llotot. Çdo pikë që do të gjendet hapur do të sekuestrohet nga policia dhe tatimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?