Gjirokastër, banorët e pallatit në protestë: Duam zgjidhje
Banorët e pallatit 8 katësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, sërisht kjo mbrëmje e së premtes i ka gjetur në protestë tek ura e lumit.
Sipas tyre, autoritetet lokale dhe qëndrore nuk kanë marrë masat e duhura për situatën e krijuar nga rrëshqitjet e dheut, që u përkeqësua më tej edhe nga përmbytja e katit të parë si pasojë e reshjeve të javës së shkuar.
“Askush nuk na ka dhënë zgjidhje konkrete”, pohojnë banorët. Sipas banorëve prania e baltës në pallat ka shkaktuar lagështi në shtëpitë e tyre.
Maxhoranca dhe opozita në këshillin bashkiak të Gjirokastrës u bënë bashkë për të miratuar dëmshpërblim për tre familje të pallatit 8 katësh të dëmtuar në lagjen “Kodra e Shtufit”.
KOHA JONË SONDAZH

