Gjirokastër, banorët presin me protesta Ramën (FOTO)
Një grup protestuesish të partive opozitare janë duke protestuar kundër mbërritjes në Gjirokastër të kryeministrit Rama. Pritet që Rama të mbërrijë së shpejti pasi ka kryer më parë një inspektim të aksit Kardhiq-Delvinë.
Protestuesit të udhëhequr nga ish-deputeti i qarkut Tritan Shehu janë vendosur krah aksit nacional në hyrje të Gjirokastrës pranë parkut të Viroit. Tritan Shehu tha se Rama nuk duhet të shkelë në Gjirokastër ndërsa ka detyruar 8000 banorë të saj të lenë shtëpitë e të emigrojnë vetëm në 2 vitet e fundit.
Protesta është vendosur pas një kordoni forcash policore që për momentin po garantojnë qarkullimin normal të mjeteve. Pritet që Rama të përshkojë së shpejti këtë aks për të nisur fillimisht takimet me studentët nga Universiteti i Gjirokastrës.
KOHA JONË SONDAZH

