Gjirokastër, kultivoi bimë narkotike, arrestohet 51-vjeçari

Në kuadër të kontrollit të territorit për kultivimin e bimëve narkotike, policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 1 person.

Shtetasi i arrestuar është Gj. P., 51 vjeç, banues në Delvinë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, vunë në pranga shtetasin Gj. P., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë  e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.” – njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP