Gjirokastër, makina humb kontrollin dhe bie në lumin Drino
Një automjet ka përfunduar mëngjesin e sotëm në lumin Drino, pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në Shkallë të Zezë.
Mjeti tip ‘Ford’ AA626EJ mësohet se po kthehej nga Greqia ku është aksidentuar në Ujin e Ftohtë.
Dy personat që udhëtonin në mjet kanë marrë dëmtime të lehta, pasi kanë mundur të hidhen nga makina para se të përfundonte në lumë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak se drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin i kishte zënë gjumi.

/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

