Gjirokastër, mali në Goranxi prej dy ditësh nën pushtetin e flakëve
Prej ditës së djeshme vazhdon zjarri në fshatin Goranxi në Dropull të Poshtëm.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në ndihmë kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Gjirokastër me 11 trupa shërbimi zjarrfikës, 1 mjet zjarrfikës dhe 4 trupa te shërbimit zjarrfikës te bashkisë Libohove si dhe 1 mjet zjarrfikës. Po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe16 forca te Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale (FA) Gjirokastër.
Deri tani raportohet se janë djegur 7 ha sipërfaqe, ndërsa situatën në terren po e ndje edhe Prefekti i qarkut.