Gjirokastër, ngrin rrugica në lagjen ‘Cfakë’, rrezik për kalimtarët dhe automjetet

Temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë sjellë problemet e para në qytetin e Gjirokastrës. Rrjedhja e ujit si pasojë e çarjes së tubacionit të ujit ka sjellë krijimin e ngricave në rrugë.

E gjithë kjo situatë ka bërë që qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve ta kenë shumë të vështirë kalimin në të.  Ndërkohë që nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës, nuk është marrë ende asnjë masë.

Moslargimi i ngricave të krijuara në lagjen “Cfakë” në Gjirokastër po rrezikon qytetarët nga ndonjë lëndim i mundshëm.

Rruga është e mbuluar e gjitha nga akulli çka vështirëson jo vetëm lëvizjen e këmbësorëve por edhe të mjeteve.

Banorët e kësaj lagjeje ankohen se bashkia nuk ka marrë asnjë masë për hedhjen e kripës.

Krijimi i ngricave nga derdhja e ujit nga depozitat është një problem që përsëritet gjithmonë kur ulen temperaturat. Në pjesën më të madhe të rasteve janë vetë banorët ata që marrin masa për pastrimin e rrugëve pranë banesave të tyre.

Gjirokaster, ngrin rrugica ne lagjen ‘Cfake’, rrezik per kalimtaret dhe automjetet| ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP