Gjirokastër/Policia, masa për mbarëvajtjen e qarkullimit

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, i kërkon punonjësve të Policisë Rrugore marrjen e masave për mbarëvajtjen e qarkullimit, sidomos gjatë ditëve festive, pasi ka nisur edhe rikthimi i emigrantëve në vendlindje.

Nga ana tjetër, Aliaj shprehu falënderimet për punën e bërë dhe bashkëpunimin e ofruar Sektorit të Policisë Rrugore, në mënyrë të veçantë si dhe gjithë sektorëve të tjerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të qenë pranë tyre për garantimin e një mjedisi të sigurt.

Prefekti i qarkut ndër të tjera theksoi masat që duhen marrë për parandalimin e aksidenteve rrugore duke bërë përcaktimin e vendeve të njohura si “njolla të zeza” dhe vendosjen e patrullave apo të sinjalistikës së nevojshme rrugore. Gjithashtu, Aliaj nënvizoi përdorimin e formave të sensibilizimit dhe të ndërgjegjësimit nga ana e punonjësve të policisë rrugore për rastet e shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?