Gjirokastër, protestë për gjendjen e spitalit dhe shkarkimet

PD vijon takimet me qytetarët dhe njëkohësisht del në mbështetje të tyre për protestat qytetare. Këtë herë PD-ja e Gjirokastër ka protestuar para spitalit Rajonal “Omer Nishani”, për largimet me short te personelit dhe për mungesën e ilaçeve dhe stafit mjekësor. Në këtë protestë paqësore, kreu i PD-së së Gjirokastër, Roland Bejko është shprehur se: “Është dita që të tregojmë se nuk pranojnë tallje dhe nëpërkëmbje të cilat së bashku është koha ti themi boll arrogancës qeveritare”.

Në mbështetje të protestuesve ka qenë dhe Ervin Salianji, sekretar i PD-së për Aksionin qytetar. Nga aty ka theksuar se vendi po reziston çdo ditë ndaj të keqes që po i vjen nga qeveria e Ramës.

“Shqipëria po reziston, po përpiqet të mbahet, por po përballet çdo ditë me të keqen. Sot në spitalin e Gjirokastrës bashkë me kryetarin e PD-së Roland Bejko duke mbështetur qytetarët që kërkojnë largimin e drejtorit që shkarkon mjekët nga puna me letër me vrimë dhe e kanë lënë spitalin pa barna dhe në kushte të mjerueshme”.

Salianji ka vijuar duke shtuar se qeveria po tenderon me letër me vrimë hallet dhe jetën e qytetarëve. “Modeli i Ramës po plazmodet në çdo institucion, ky këtu është rasti tipik që shkel ligjin njësoj si Rama që mendon që është vetë ligji, njësoj si Beqja që i ka rënë vrima ne letër për të vjedhur dhe prapë se gjen gjë”, ka shtuar më tej Salianji.

R.SH

SHKARKO APP