Gjirokastër/ Rikthehet rreziku tek pallati në kodër, pas reshjeve rruga çahet me 10 cm

Rikthehet problemi i rrëshqitjes së dherave pranë një pallati në lagjen “Punëtori” të qytetit të Gjirokastrës.

Banorët kanë njoftuar se këtë herë situata nuk është shoqëruar me zhurma apo tronditje të dheut por në rrugën anësore krah pallatit pasdite pas reshjeve të rrëmbyeshme u vu re një zgjerim i çarjes së mëparshme me të paktën 10 cm.

Në kodrën ku është vendosur ky pallat pikërisht 3 vjet më parë në Janar u regjistrua një rrëshqitje masive e dheu që vuri në rrezik jetën e banorëve. Në atë kohë godina u shpall e pabanueshme dhe ju kërkua banorëve të gjenin zgjidhje alternative por për asnjë prej 15 familjeve nuk u dha zgjidhje.

SHKARKO APP