Gjirokastër, rrëshqitje dherash tek Uji i Ftohtë dhe tek Ura e Leklit
Moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ka përfshirë gjithë vendin.
Në qarkun e Gjirokastërs, aksi Tepelene-Gjirokastër në orët e para të mëngjesit ka patur rrëshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji i Ftohtë, vazhdon puna per pastrimin e rruges.
Në aksin rrugor Ura e Leklit – Përmet në pikën e ndarjes të rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rrugës dhe dëmtim i murit mbajtes.
Rruga është ngushtuar dhe është e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit është vendosur sinjalistika kufizuese dhe është bërë lajmerimi i Komisariatit të Policisë së Përmetit për të mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh të larte. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojne sinjalistiken rrugore.
KOHA JONË SONDAZH

