Gjirokastra pa landfill, plehrat pushtojnë qytetin vetëm 500 m larg tij

Menaxhimi i mbetjeve urbane në Gjirokastër është një problem madhor pasi depozitohen vetëm 500 m larg qytetit. Kjo situatë është shqetësuese jo vetëm për banorët por edhe për drejtorin e shërbimeve publike ngre alarmin sos dhe shton se kjo situatë është e pafalshme.

Mbetjet urbane në Gjirokastër depozitohen jo më shumë se 500 m larg banesave duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

Panorama e qytetit te UNESCO është trishtuese. Vendgrumbullimi i mbetjeve ndot ajrin, ndërsa shihet sipërfaqja e tejmbushur nga mbetjet te cilat depozitohen aty .

Kapaciteti grumbullues i këtij sheshi është ezauruar ndërsa drejtori i shërbimeve publike Ylli Muho  ngre alarmin sos.

Ylli Muho: Kjo odiseja e landfillit këtu ka 20 vite që është thënë dhe stërthënë nga qeveritarë lokalë dhe qendror, por deri më sot nuk është bërë asgjë.  Këtu është e pafalshme që në një territor 1 km larg qytetit të UNESCO-s, larg qytetit të emrave të mëdhenj të jetë kjo gjendje katastrofë. Ne së paku duhet të skuqemi. Të gjithë kryetarët e bashkive nuk e kanë vrarë shumë mendjen për Agjencinë e Shërbimeve Publike. Atje mungon gjithçka.

Bashkia e Gjirokastrës  pritet qe shume shpejt të lidhë një kontratë me landfillin e Bajkajt për grumbullimin e mbetjeve urbane  dhe për zgjidhjen e kësaj situate,  por edhe kësaj  iniciative i duhet kohë të zbatohet deri në momentin e ndërtimit te rrugës Delvinë-Kardhiq.

Ora News - Gjirokastra pa landfill, plehrat pushtojnë qytetin vetëm 500 m larg tij

/Ora News

 

SHKARKO APP