Burime nga Presidenca: Gjithë kjo zhurmë për një batutë të Presidentit Begaj me Erdogan
Një batutë e presidentit Bajram Begaj, kur priti presidentin turk Erdogan, ka marrë dhenë dhe është kthyer në lajm, ndërkohë që nga presidenca thanë posaçërisht për “Koha Jone” se presidenti e dinte se gjithçka ishte live dhe në një moment kur Erdogan po kalonte në katin e dytë, rojet e tij turke dhe përkthyesi i zunë, pa dashje, rrugën Presidentit Erdogan drejt zyrës së presidentit shqiptar dhe në atë moment Erdogan iu drejtua me humor zotit Begaj se “pak ngushtë duket për të hyrë në zyrën tuaj!”. Ishte një shaka dhe po me shaka i është përgjigjur Bajram Begaj. Por më pas është keqpërdorur batuta e zotit Begaj.
Kjo batutë miqësore mes dy presidentëve u kthye në lajm mediatik se gjoja presidenti shqiptar ankohet te presidenti turk për zyra!