GJKKO dënon me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtorin e “313”-ës
Ish-drejtori i burgut 313, Eduart Strugaj është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florian Ahmetaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vite burg. Në burg është lënë edhe Ervin Kuturlla, pronari i dyqanit, i cili është dënuar me 3 vite burg, pasi është përfshirë në skemën korruptive.
Nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 3 vite burg Ervin Kurtullën, i përfshirë në këtë skemë korruptive.
Për Strugajn dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
KOHA JONË SONDAZH

