GJKKO jep 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar me 100 vite.

Aleks Memaj – 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjet
Saimir Kurti – 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Toni Kushi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Mariglen Çaçi – 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Aleksandër Neço – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Çezar Xhomemo – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet (lirohet, ka mbyll dënimin)
Shkëlzen Kamberi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Malton Lleshi – 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba – 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj – 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg
Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?