GJKKO lë Fredi Belerin në burg, avokati: Për mandatin pyesni kryeministrin

U arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash dhe këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Kërkesa e SPAK-ut ishte ”arrest me burg”. GJKKO e la në fuqi pra në qeli.

Avokati i Fredi Belerit thotë se kërkuan lehtësim të masës së sigurisë nga GJKKO për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Për këtë të fundit thanë se paraqitën edhe dokumente shëndetësore. Sa i përket listës me personat që dyshohet të ketë paguar Beleri për shitblerje vote, thotë se policisë ia ka dhënë i infiltruari.

”Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata. Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant. Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore. Policisë ia ka dhënë i inflirtuari listën, se në dosjen e policisë nuk gjendet kjo listë. Ta ripyesin atë person, ta pyesin se ku i ka gjetur, pasi i arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asgjë të tillë. Plus që edhe mospërputhje kaq të mëdha në dëshminë e tij, saqë duket realisht e pabesueshme”,-tha avokati për mediat.

Tashmë që klienti juaj është përzgjedhur kryebashkiak i Himarës, si do të procedohet me marrjen e mandatit?

Avokati: Atë kur të dal Kryeministri pyeteni se si do e vazhdojë, sepse ne kemi punë me burgun vetëm.

SHKARKO APP