GJKKO liron nga burgu ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu juristen e bashkisë Lushnje, Blerta Turku, të arrestuar pas përgjimeve të SPAK.

Masa “arrest në burg” u zëvendësua me masën e “arrestit në shtëpi”, pas kërkesës së Prokurorisë.

Turku ishte një nga zyrtaret e bashkisë Lushnje të arrestuar me kërkesë të SPAK, mes të cilëve edhe ish kryebashkiaku, Fatos Tushe, të cilët akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se zyrtarët e Bashkisë Lushnje u arrestuan për një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?