GJKKO revokoi masën e sigurisë, caktohet gjyqtari që do të vendosë për Berishën në Apel
Aktualitet E Premte, 27 Dhjetor 2024 13:37
Kreut demokrat Sali Berisha iu hoq masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO, ndërsa SPAK apeloi vendimin në Apelin e GJKKO-së, duke kërkuar rivendosjen e kësaj mase shtrënguese.
Në Apelin e GJKKO-së revokimi i masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Do të jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Berisha do të rikthehet në banesë me masë sigurie, apo do të vijojë të jetë i lirë.
KOHA JONË SONDAZH

