GJKKO shpall të pafajshme deputeten e PD, Albana Vokshi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një çështje për shpifje të ngritur nga Vilma Nushi.

Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshin për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zonja Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi përmenda faktin që ajo ka qenë sponsore e PS dhe mikeshë e Ramës, një gjë e pranuar publikisht edhe nga vetë kryeministri”, u shpreh Vokshi pas përfundimit të gjyqit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?