GJKKO tërhiqet për vendimin, avokatët e Jamarbër Malltezit pretendojnë se nuk ka vepër penale

Afera me kompleksin Partizani, GJKKO është tërhiqur për vendimin që do të japin për Jamarbër Malltezin. Avokatët kanë kërkuar revokim të masës së sigurisë. Ata kanë pretenduar se nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm dhe se prona u është kthyer pronarëve. Sipas tyre të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm. ”Nuk ka asnjë përfitim të paligjshëm. Pronarëve u është kthyer prona. Gjëja më natyrale në botë. Të ardhurat janë përfituar nga një aktivitet i ligjshëm tregtar”,-kanë pretenduar avokatët.

SHKARKO APP