GJKKO vendos, Berishës i bllokohet edhe pasaporta. Nuk udhëton dot jashtë vendit

Pas një maratone të gjatë, Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat ndaj Sali Berishës, ajo e detyrimit me paraqitje dhe bllokimi i pasaportës që e pengon atë për të dalë nga Shqipëria.

Vendimi i u mor në seancën e zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje, ndërsa në proces Berisha u përfaqësua nga avokat të caktuar kryesisht nga Gjykata dhe jo avokatët e Berishës.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “ndalimi i daljes jashtë shtetit. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha”, thuhet në vendimin e GJKKO për masën e sigurisë.

SHKARKO APP