Gjoba apo bllokime patentash, tani veprimet bëhen online

Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar ealbania.

Në këtë mënyrë do të shmangen rradhët pranë OASH në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH” u mundëson kundërvajtësve, të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundërvajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format dixhital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patrulla e Policisë rrugore konstaton kundërvajtjet rrugore, të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore, që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Kundërvajtësi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit, që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor, brenda afateve ligjore kjo kundërvajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundërvajtësit në portalin e-albania. Nëse kundërvajtësi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-albania, OASH respektivem duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumente shtesë, të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive.

Brenda një afati të përcaktuar prioritarë, OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë e kundërvajtësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?