Gjoba në Pogradec, vënë shezlongët më pak se 1 m

Këtë verë ka qenë e vështirë të respektohet distanca në plazhet e Pogradecit. Vija liqenore e Ohrit ka pasur më shumë pushues se kurrë ndërsa respektimi i distancave dhe mbajtja e shezlongëve brenda kapacitetit, por edhe ruajtja e plazheve publike këtë Verë janë në monitorim të vazhdueshëm. Dy subjekte pa leje në Pogradec u ndëshkuan dhe ju sekuestruan shezlongët. Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 është një sfidë e re edhe për kapacitetet turistike në Pogradec ndaj aksionet e kontrollit do të vazhdojnë.

SHKARKO APP