Gjoba për kalimin në Kosovë, banorët e Pakishtit kërkojnë lehtësi

Pakishti është një prej fshatrave në skajin më verior në kufi me Kosovën.

Sot atje jetojnë rreth 90 familje, nga të cilat 40 trajtohen me ndihmë ekonomike.

Banorët thonë se burimi i vetëm i të ardhurave është shitja e bimëve medicinale dhe punësimi sezonal në Kosovë e Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banor: “Po mbijetojmë me bimët medicinale që ndodhen përtej kufirit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj ata kërkojnë lehtësi për kalimin e kufirit, pasi në mungesë të një pike doganore, hyrje-daljet u cilësohen si kalime të paligjshme dhe për këtë janë gjobitur.

Banor: “Kemi marrë 500 mijë lekë gjobë për kalim ilegal.”

Për të diskutuar mbi këto problematika, në fshatin e largët qëndroi ambasdori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai premtoi se zgjidhja nuk do të vonojë.

Qemal Minxhozi: “Brenda muajit nëntor ky problem të marrë zgjidhje.”

Përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, Kukësi ka pesë pika të kalimit të kufirit. Ndërsa banorët e Pakishtit dhe Zapodit, thonë se rruga e re do t’ju lehtësonte jetesën.

Prej 25 vitesh atje ka munguar dora e shtetit, duke nxitur braktisje.

Ata që kanë mbetur e kanë lidhur me Kosovën veprimtarinë e përditshme.

Ora News - Gjoba për kalimin në Kosovë, banorët e Pakishtit kërkojnë lehtësi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?