Gjoba për qeset plastike, Cuci: Kemi vullnetin për të ndryshuar faqen e këtij vendi
Qeveria miratoi sot vendimin për të ndaluar, importuar dhe tregtuar qeset plastike. VKM-ja do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh, kohë kjo e lënë në dispozicion për bizneset që të marrin masa.
Vendimi parashikon gjobitje të bizneseve që tregtojnë me qese plastike nën 35 mikron, me një vlerë të kripur nga 1 mln deri në 1.5 mln lekë të rinj (për prodhuesit).
Numri dy i Ministrisë së Mjedisit, Ornela Cuci, në studion e lajmeve të Ora News tha se ky dikaster ka të gjithë vendosmërinë për të shpëtuar vendin nga mbetjet.
Cuci: Vetëm për çështjen e qeseve, kemi vendosur që gjobat për përdoruesit, prodhuesit, importuesit dhe tregtuesit e qeseve poshtë 70 mikron do të jenë 10-15 milion lekë të vjetra. Gjobat janë ndër më të mëdhatë realisht, çështja është ta zbatojmë të gjithë këtë. Ne kemi treguar në këto muaj të paktën se ne kemi vullnetin e plotë për të ndryshuar faqen e këtij vendi.
Cuci foli dhe për aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”, falë të cilit sipas saj janë pastruar mijëra ton mbetje.
Cuci: Shqipëria është pis realisht, është e pa pastër. Kemi kudo probleme që kanë ardhur si rezultat i mosmenaxhimit të integruar të mbetjeve urbane. Janë hequr mijëra ton mbetjesh realisht.Paralelisht me aksionin, ne sot kemi lancuar njërën prej VKM-ve për ta bërë sistemin e qëndrueshëm, që është ai i qeseve plastike. Deri me datën 2 4 maj kemi mbylljen e 6 mujorit. Janë hequr diku 25 mijë tonë mbetje. Të gjitha urat që shikohen vizualisht sapo hyjnë turistët janë pastruar.
KOHA JONË SONDAZH

