Gjobat e munguara të policisë në Shqipëri po i vendos Covid-19

Për sa kohë zgjat pandemia, Policia është organi kompetent që duhet të ndërhyjë në çdo rast të shkeljeve të masave anti-covid nga qytetarët, nga bizneset apo vetë strukturat e shtetit. Fushata e gjobave të Policisë për maskat dhe masat zgjati pak ditë.

Rregullat po shkelen hapur dhe nga shteti. Një nga precedentët e shkeljes së masave anti-Covid nga institucionet shtetërore ishte aktiviteti i makinave retro në Gjirokastër. Tetorin e kaluar ky event me grumbullime dhe festime pa orar, shkaktoi një bum infektimesh në qytetin organizator të aktivitetit. Asnjë gjobë.

Infektimet dhe viktimat shtoheshin përditë edhe pse ekspertët artikulonin se shkak po bëhen grumbullimet masive nga aktivitetet që kulmin e shënuan në ”Maratonën e Vrapit” dhe me dy ndeshjet në “Arena Kombëtare”.

Nëse qytetarët, bizneset, institucionet shtetërore nuk respektojnë rregullat e pandemisë, gjobat e munguara të policisë do të na i vendosë koronavirusi.

SHKARKO APP