Gjobat e policisë në shtetrrethim, qeveria pritet të vjelë 40 milionë lekë

Rreth 40 milionë lekë pritet ti kalojnë buxhetit të shtetit nga gjobat e vendosura nga policia e shtetit për qytetarët që kanë thyer shtetrrethimin. Që prej 3 javësh janë vendosur 5 mijë gjoba, ku numrin më të lartë e mbajnë këmbësorë, duke u pasuar me drejtuesit e mjeteve, njësitë tregtare dhe shkelësit e periudhës 14 ditore të vetëkarantinimit.

Prej nisjes së shtetrrethimit janë angazhuar për monitorimin e lëvizjes së këmbësorëve ku nuk kanë munguar dhe masat ndëshkuese.

 Një shumë prej më shumë se 40 milionë lekësh pritet ti kalojnë buxhetit të shtetit nga vjelja e gjobave gjatë periudhës së shtetrrethimit.

Që nga nisja e periudhës së karantinimit, policia e shtetit ka vendosur rreth 5000 masa administrative ndaj qytetarëve, të cilët nuk u janë bindur kufizimeve të vendosura nga qeveria.

Numrin më të lartë të të ndëshkuarve e mbajnë këmbësorët, ku gjatë kësaj periudhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 lekë, rreth 2415 qytetarë.

Në rast se shteti vendos ti vjelë këta gjoba, buxhetit i kalojnë më shumë se 24 milionë lekë.

Pas gjobave të këmbësorëve numrin më të lartë e mbajnë drejtuesit e mjeteve, ku janë ndëshkuar 2284 shoferë, për thyerje të ndalim qarkullimit.

Një pjesë e këtyre drejtuesve të mjeteve janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, ndërsa pjesës tjetër u është pezulluar patenta për 3 vite.

Krahas këtyre masave administrative, policia ka kryer dhe kontrollo në njësitë tregtare për të evidentuar administratorët që nuk zbatojnë orarin e mbylljes.

Për këtë shkelje policia ka vendosur 103 gjoba nga 100 mijë lekë.

Burime nga policia gjithashtu bëjnë me dije se gjatë periudhës prej më shumë se 3 javë shtetrrethimi, janë evidentuar dhe qytetarë që nuk zbatojnë afatin kohor prej 14 ditësh vetëkarantinim, ndaj janë ndëshkuar me gjobë nga 700 mijë lekë.

Ata kanë mbërritur nga jashtë vendi dhe duhet të vetizoloheshin për të shmangur rrezikun nga prekja me COVID-19 të qytetarëve të tjerë.

Ndëshkimet e policisë

9 qytetarë me nga 700.000 lekë

2415 këmbësor nga 10.000 lekë

103 njësi nga 100.000 lekë

2284 shoferë heqje patente 3 vitesh

Shuma e gjobave 40.1 milionë lekë

SHKARKO APP