Gjobat gjatë pandemisë, falen 7200 masa administrative
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dhe miratuar sot aktin normativ për faljen e gjobave të vendosura në pandemi nga data 8 mars deri më 7 tetor.
Janë rreth 7200 gjoba të vendosura gjatë kësaj periudhe për shkelje karantinimi, shërbimi në ambiente të brendshme, shkelje të orareve, organizim dasmash ose festash që falen.
Sa i takon faljes së gjobave të familjeve të dëmtuara nga tërmetet dhe që kanë bërë ndërtime dhe riparime pa leje, vetëm në bashkinë Tiranë falen 600 gjoba. Nga akti i parë normativ për faljen e gjobave të vendosura në karantinë, janë kthyer vetëm 600 mijë lekë pasi masa e gjobave ka qenë e ulët.