Gjobë 100 mijë euro biznesmenit, arrestohen 3 super të kërkuarit e policisë

I vunë gjobë biznesmenit, arrestohen 3 super të kërkuarit e policisë.

Sipas akuzave aktuale, tre të prangosurit kishin mashtruar, pas shantazhit që i kishin bërë një biznesmeni.

Policia ka arrestuar Armando Danga, Ilir Hysenagolli dhe Arben Pasha.

Hysenagolli i kishte vënë gjobë biznesmenit Fabjan Shaba, prej 100 mijë eurosh.

“Sot në datë 29.03.2016 nga ana e sherbimeve të stacionit të policisë Farkë në kuadër të operacionit “Lundra” u bë e mundur kapja e dy personave në kërkim:

• Armando Danga, shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 Kodit Penal

• Ilir  Hysenagolli ,shpallur ne kerkim per vepren penale “Shtrengim me ane te kanosjes per perfitim”, per te cilin gjykata ka vendosur  masen e sigurimit personal “Arrest me burg.”

 Gjithashtu ne kuader te ketij operacioni u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Arben  Pasha per vepren penale” Perkrahje e autorit te krimit ” parashikuar nga  neni 302 Kodit Penal ,pasi ky shtetas eshte kapur në flagrance dhe  qarkullonte me automjetin e tij shtetasin Ilir Hysenagolli.(person ne kerkim )“, bën me dije policia.

SHKARKO APP