Gjobëvënie ish-të dashurës, e kërcënonte me foton intime

Gjobëvëniet mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njeri-tjetrin me foto intime nuk janë të panjohura për gjykatën. Një rast i tillë po gjykohet te Krimet e Rënda, por i akuzuari mohon ta ketë kërcënuar ish-të dashurën.

“Unë kam vrarë një njeri dhe nuk kam problem të vras edhe të tjerë”. Me një kërcënim të tillë dhe disa foto intime të ish të dashurës 17-vjeçare, Mentor Lecini ka shantazhuar familjen e saj se do t’i publikonte nëse nuk e paguanin.

Si edhe mjaft të tjerë që kanë përdorur një histori dashurie për të vendosur gjobë, Leçini doli para Krimeve të Rënda për veprën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai po gjykohet nën masën e arrestit shtëpiak për një ngjarje të cilën e kundërshton, si të sajuar nga familjarët e ish-partneres. Sipas të pandehurit, kallëzuesit e kanë vendosur para togave të zeza për t’iu shmangur një broxhi të papaguar prej kohësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria mendon se ka prova të mjaftueshme që hedhin dyshime mbi 37-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.

Në referim të veprimeve të kryera nga policia e Kavajës prokurori shprehet se Lecini posedonte foto intime të ish-partneres dhe të nënës së saj, me të cilat kërcënonte e do t’i publikonte në rrjetet sociale. Për shkak të ndryshimeve ligjore gjatë seancës gjyqtarja përmendi se në proces do të marrë pjesë edhe pala e dëmtuar.

Ndërkohë që i pandehuri dha pëlqimin që gjatë gjykimit, në rast se ai nuk paraqitet në seancë të përfaqësohej nga avokati i tij. Për 2017 janë gjykuar 13 raste gjobëvëniesh mes ish-partnerësh dhe të rinjsh që kërcënojnë njëri-tjetrin me foto intime./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?