Gjobiten shkelësit e shtetrrethimit, 98 shoferë dhe 190 këmbësorë

Pavarësisht ashpërsimit të masave dhe ndëshkimit të mijëra drejtuesve të mjeteve dhe qindra këmbësorëve, një pjesë e tyre ende nuk janë sensibilizuar.

98 drejtues mjetesh u është hequr leja e drejtimit për tre vite ndërsa makinat janë sekuestruar.

Një prej drejtuesve të mjeteve është arrestuar në Kavajë pasi krahas thyerjes së rregullit për mos qarkullim, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjoba kanë marrë dhe 190 këmbësorë pasi qarkullonin gjatë orareve të kufizuara me biçikleta apo në këmbë, pa ndonjë shkak apo arsye.

Blutë bëjnë të ditur se këta këmbësorë janë ndëshkuar me masën administrative 10 mijë lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Që prej nisjes së shtetrrethimit, janë rreth 1700 shoferë të ndëshkuar për thyerje të ndalimit të qarkullimit si dhe 600 qytetarë të gjobitur me nga 10 mijë lekë për lëvizje në oraret e kufizuara.

SHKARKO APP