Gjobitet me 5 milionë lekë të reja kandidati i VV në Lezhë, akuzohet për organizime tubimesh të paligjshme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu është gjobitur nga komisariati i Policisë Lezhë me vlerën e 5 milionë lekëve të reja për organizime të tubimeve të paligjshme.

Tubimi për të cilin Shehu ka marrë gjobën e majme ka ndodhur në datën 11 Prill përballë komisariatit të policisë.

Në tubim kanë marrë pjesë më shumë se 30 persona dhe kanë drejtuar ofendime drejt komisariatit të policisë Lezhë duke mos respektuar masat kufizuese anti-covid.

Vendimi për të gjobitur kandidatin Iljaz Shehu është marrë më datë 13 Prill nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative.

Shehu bëhet i dyti kandidat pas Elton Debreshit që gjobitet me të njëjtën sasi lekësh, me akuzën se kanë thyer rregullat anti-covid duke organizuar grumbullime qytetarësh.

Ajo cfarë bie në sy, është mos-marrja e veprimeve ligjore ndaj partive më të mëdha politike të cilat po kryejnë organizime me grumbullime të mëdha qytetarësh.

SHKARKO APP