Gjokutaj: Akuza e kompromentuar që në fillim. Vrasja e Klodianit dogji Tiranën, kush e fshehu videon deri më sot?

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar në emisionin “Çim Peka Live”, videon e bërë publike ditën e sotme të ekzekutimit të të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajderaj, më datë 8 dhjetor.

“Kur shikon këtë video dhe të gjithë atë pastaj që ka ndodhur, deklaratën e mëpastajme dhe procesin, sepse duhet të kemi parasysh, sepse nuk kemi të bëjmë me një deklaratë të policisë, kjo çështje e ka marrë një kualifikim minor në fillim se u kujtua se do të kalonte lehtë.

Kini parasysh që u impenjua kryeministri që ka shkuar tre herë te famlija.

Në këtë video të tërheq vëmendje diçka.

Sot janë dhënë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë që kërkon 20 vjet burgim dhe duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar shkon në 13 vjet e 4 muaj.

Kjo çështje është kompromentuar që në fillim nga mënyra se si është ndërtuar akuza.

Në fillim ka qenë vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Çdo të thotë kjo? Që viktima e ka sulmuar policin, por intensiteti i sulmit të policit ka qenë më i madh se i mbrojtjes së viktimës dhe për këtë arsye thoshin në atë kohë ishte kapërcyer kufiri i mbrojtjes së nevojshme.

Është shumë e rëndë fshehja, armatosja e viktimës, ndërkohë që ku dokument tregon të kundërtën.

Ku ka qenë kjo video deri më sot. Se u dogj Tiranë për këtë ngjarje”, theksoi avokati Genc Gjokutaj.

SHKARKO APP