Gjonaj e nis 2019 me një udhëzim për policët e burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka nisur 2019 me një udhëzim, që ju vjen në ndihmë punonjësve të policisë së burgjeve në të gjithë vendin. Udhëzimi përcakton modalitetet e reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me tranferimin e punonjësve.

Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.

Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit. Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?