Gjonaj flet për rritje rrogash, Fino: Ka prokurorë që marrin pagë më shumë se Presidenti

Në Komisionin e Ligjeve është disktutuar buxheti 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se po shikohet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve dhe stafit mjekësor.

Pas fjalës së saj, foli deputeti i PS-së, Bashkim Fino, i cili tha se sistemit të drejtësisë i janë dhënë fonde të jashtëzakonshme dhe sipas tij ka edhe prokurorë që marrin pagë më shumë se Presidenti i vendit.

”Keni bërë skandal nga fondi i pagave nuk mund të japësh shërblim, prandaj nuk jepni pagat për dy vitet e fundit. Ju kemi dhënë fonde të jashtëzakonshme,pra që i kemi dhënë në sistemin e drejtësisë. Ka prokurorë që marrin dy herë më shumë se ajo e presidentit, pra mbi 700 veta, Këtë e kemi bërë koshiencë. Mbase shumë nga institucionet kanë përfitur por e kemi bërë me koshiencë. Ju duhet të keni një strukturë për të monitoruar këtë gjë, për ecurinë e ngritjes së këtyre institucioneve që të vijnë këtu edhe të na ankohen nga ana financiare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?