Gjonaj në burgun e të miturve në Kavajë: Objektiv, sistemi miqësor i drejtësisë penale
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar burgun e të miturve në Kavajë. Përmes një postimi në facebook, Gjonaj shprehet se bashku me partnerët, aktorët e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese kushtuar drejtësisë penale për të miturit, panë nga afër ambientet ku po riedukohen të miturit që shkelin ligjet.
”Një drejtësi miqësore dhe rehabilituese për të miturit është një ndër objektivat tona të përbashkëta jo vetëm për të miturit si autorë të veprave penale, por edhe për të miturit si dëshmitarë dhe viktima. Një moment shumë i mirë për të ndarë me të gjithë aktorët arritjet që kemi realizuar të gjithë bashkërisht, sfidat e hasura por edhe prioritetet për të ardhmen për drejtësinë penale për të miturit”.
Postimi i plotë
Sot në Institutin e veçantë Kavajë, së bashku me partnerët, aktorët e sistemit të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese kushtuar drejtësisë penale për të miturit.
Një drejtësi miqësore dhe rehabilituese për të miturit është një ndër objektivat tona të përbashkëta jo vetëm për të miturit si autor të veprave penale por edhe për të miturit si dëshmimtarë dhe viktima.
Një moment shumë i mirë për të ndarë me të gjithë aktorët arritjet që kemi realizuar të gjithë bashkërisht, sfidat e hasura por edhe prioritetet për të ardhmen për drejtësinë penale për të miturit.