Gjonaj përshëndet operacionet e policisë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur aksionin e policisë dhe prokurorisë për arrestimin e disa personave në rrethe të ndryshme të vendit. Në një dalje për mediat, ministrja bëri bilancin e task forcës antikurrupsion.
”Strukturat e policisë kanë arrestuar 23 persona në rrethet Elbasan, Korcë, Kurbin, Lezhë dhe Tiranë për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personit që ushtron funksione publike dhe korrupsion të funksionarëve të lartë. Ndërkohë që ne përgatitemi të publikojmë reformën e rëndësishme të pronës, goditjet e fundit që lidhen edhe me pronën janë fillimi i një pastrimi të madh të titujve të pronësisë kryesisht në zonën bregdetare”,-tha ndër të tjera Gjonaj.
KOHA JONË SONDAZH

